Vashat e klubit të basketbollit Partizani nga Tirana janë kampione të Ligës Unike për femra.
KB Partizani e ka mposhtur në finale të kësaj gare KB Flamurtarin e Vlorës me shifrat 72:61 (17:13, 25:20, 14:10, 16:18).
Për vashat e Partizanit ky ishte trofeu i parë i Ligës Unike, ndërkaq në edicionin e kaluar kampione ishte KB Prishtina.
Basketbollistja më e dalluar te Flamurtari ishte Samra Omerbasic me 16 pikë e 14 kërcime, kurse te Partizani më të mirat ishin Hanna Brych me 11 pikë e 11 kërcime dhe Jomyra Mathis me 22 pikë.
MVP e turneut u shpall Hanna Brych, kurse pesëshja më e mirë e turneut ishte Sarah Mgbeike e Prishtinës, Aulona Muhadri e Bashkimit, Sophia Jackobsson dhe Samra Omerbasic të Flamurtarit dhe Lasonja Edwards e Partizanit.