Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e para të ciklit të ri kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2024.
Përfaqësuesja e Kosovës do të fillojë grumbullimin prej ditës së hënë në hotel “Emerald”, për të filluar përgatitjet për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Andorrës.
Giresse për ndeshjet e muajit mars ka grumbulluar gjithsej 26 futbollistë, ndërsa ftesë nuk ka marrë sulmuesi i CFR Clujit, Ermal Krasniqi.
Pavarësisht formës së mirë që po e kalon me Clujin, ku në 11 ndeshje ka regjistruar katër gola dhe një asistim, Giresse nuk e ka grumbulluar Krasniqin për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Andorrës.
Stërvitja e parë zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, të hënën, në orën 15:00, derisa paraprakisht trajneri Giresse në orën 11:00, në “Emerald”, do të paraqitet në konferencë për media para gazetarëve.
Ndeshja e parë e “Dardanëve” zhvillohet si mysafirë i Izraelit në Tel Aviv më 25 mars, kurse ndeshja e dytë zhvillohet ë 28 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Andorrës.
Më poshtë e gjeni listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit mars kundër Izraelit dhe Andorrës.
/TV Malisheva