Ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett ka reaguar ashpër për gjuhen politike të ashpër të përdorur ditëve të fundit në vendin tonë.

Me anë të një postimi në Twitter, Kosnett ka thënë se kjo retorikë politike, shpesh dërgon në racizëm, seksizëm dhe homofobi.

Sipas Kosnett, është në përgjegjësi të liderëve politik në vend që të dekurajojnë një gjuhë të tillë.

“Përqendrohuni te faktet, jo te fyerjet”, ka shkruar Kosnett.

Postimi i plotë:

Retorika politike në Kosovë – si në vendet e tjera – shpesh zbret në racizëm, seksizëm dhe homofobi. Kjo i bën më pak të respektuar ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë. Drejtuesit kanë një përgjegjësi të dekurajojnë këtë shëmtinë. Përqendrohuni te faktet, jo te fyerjet. /Tv Malisheva

Share.