Në një prononcim për media folën trajneri i Dritës Arsim Thaçi dhe futbollisti Leonat Vitija.
“Fokusi im kryesor është që Drita të vazhojë këtë bilanc pozitiv të fitoreve me Malishevën dhe të përfundojmë në vendin e parë këtë kampionat”, tha Thaçi.
“Përballë kemi një ekip mjaft cilësor, i kam analizu unë pasi kam qenë trajner i Malishevës, dhe shumica e lojtarëve kanë qenë kur kam qenë unë te Malisheva dhe i njoh edhe në aspektin individual, jam mundu me i analizu aty ku duhet për të mundur t’i marrë masat sepse fitorja me Malishevën na jep një mundësi me pas një siguri më të madhe në ndeshjet e ardhshme”, tha trajneri i Dritës.
Për TV Malishevën ai u shpreh se kishte shumë respekt për Malishevën por duhet ta fitonte ndeshjen për të qenë në vend të parë.
“Jemi të vetëdijshëm që çdo gabim nuk falet por tash që jemi në vend të parë e normalisht që motivi është edhe më i madh, për çdo ndeshje shkojmë vetëm për fitore”, tha Leonat Vitija.
Kryetrajneri njoftoi se për ndeshjen e sotme mungon Rron Broja për shkak të kartonëve, ndërsa Marko Simonovski po kthehet dhe është i gatshëm.
Kjo ndeshje do të zhvillohet sot duke filluar nga ora 13:00, në stadiumin e qytetit të Malishevës “Liman Gegaj”.
/TV Malisheva