Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole ka udhëtuar drejt Dardhës, nga ku ka sjellur një album fotosh mbresëlënëse, me tokën ende të mbuluar krejtësisht nga dëbora, megjithëse Shqipëria hyrë në stinën e pranverës.

Prefekti ka vizituar një nga zonat më të frekuentuara nga turistët dhe të apasionuarit e skive, pistën e skijimit Bigell.

“Pasioni dhe dëshira për të ndërtuar një sipërmarrje të veçantë, bënë të mundur që falë përpjekjeve familja Tasho, të ndërtonte qendrën e parë te skijimit në vend, me një vlerë të madhe për zhvillimin e kulturës së skijimit në Shqipëri”, ka shkruar prefekti Jole në një postim në rrjetet sociale.

Ski-Pista Bigell ka nisur të ndërtohet në vitin 2008, prej Thoma Tashos, së bashku me dy fëmijët e tij, Sokrati dhe Paola, një familje sportistësh të apasionuar. Qendra është e pajisur me 3 pista, një teleferik dhe një “tapet magjik” i cili iu vjen në ndihmë femijëve dhe fillestarëve.

“Adresimi i problematikës së parkimit të mjeteve që e vizitojnë këtë atraksion me një fluks të madh, kryesisht përgjatë fundjavave në sezonin e dimrit, mbetet një çështje që dakortësuam për ta ndjekur bashkarisht me aktorët përgjegjës”, ka shkruar prefekti i Korçës, sipas të cilit, kjo është një domosdoshmëri për të garantuar qarkullimin normal të automjeteve drejt këtij destinacioni e për të mos penguar lëvizjen e banorëve të Dardhës dhe frekuentimin e bizneseve të tjera të zonës.

/TV Malisheva

Share.