Janë mbyllur tashmë tri ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll, të vlefshme për xhiron e 26-të, ku janë regjistruar rezultate mjaft befasuese.
Ferizaj që është futur në një seri tejet pozitive të rezultateve e ka ndalur me barazim kampionin në fuqi Ballkanin duke luajtur pa gola.
Sfidë tejet interesante u zhvilluar ndërmjet Gjlanit dhe Llapit që në fund i ndanë pikët duke barazuar 2-2. Për Gjilanin golat i realizuan Dabiqaj dhe Kelmnde, kurse Llapi reagoi me golat e Fernandinhos dhe Riveras.
Në ndeshjen tjetër, Trepça ’89 triumfoi ndaj Dukagjinit me rezultat 2-1, me golat e Oyekanmit dhe Mijës, kurse Haliti me autogol shënoi golin e vetëm të mysafirëve.
/TV Malisheva