Më poshtë mund t’i gjeni disa pyetje logjike dhe disa gjëegjëza shqipe shumë interesante me të cilat mund t’i sfidoni familjarët dhe shoqërinë tuaj dhe t’i shikoni sa janë të sakta përgjigjet e tyre.

Pyetje logjike që shumë pak i dinë:

  1. Çka thehet, nëse nuk mbahet?

Përgjigje: Premtimi

  1. Çka është diçka që mund ta mbash pa i përdorur duart apo krahët?

Përgjigje: Fryma

  1. Është i juaji, por të tjerët e përdorin më shumë se ti?

Përgjigje: Emri

  1. Kur më hap nuk mund të më shikosh pa pasqyrë dhe kur më mbyll nuk mund të më shikosh fare?

Përgjigje: Syri

  1. Cila fjalë gjithmonë thuhet gabim?

Përgjigje: Gabim

  1. Çka rritet dhe asnjëherë nuk zvogëlohet?

Përgjigje: Mosha

  1. Sa më shumë që bën, aq më shumë prapa i len? Çka është?

Përgjigje: Hapat

  1. Çfarë është para teje, por nuk mund të shihet?

Përgjigje: E ardhmja

  1. Çfarë ka fjalë, por kurrë nuk flet? Kush është?

Përgjigje: Libri

  1. Është e kuqe sikur molla, po ta prekësh të han bolla?

Përgjigje: Gaca

  1. Çka është diçka i zi që hyn në çdo shtëpi?

Përgjigje: Çelësi

  1. Jashtë dukem e bardhë, por brenda jam e verdhë? Çka jam unë?

Përgjigje: Veza

  1. Më blini për të ngrënë, por kurrë nuk më hani?

Përgjigje: Pjata

  1. Jam i bërë nga uji, por nëse më kthen në ujë vdes? Çka jam?

Përgjigje: Akulli

  1. Jam i gjatë kur jam i ri, jam i shkurtër kur plakem, çfarë jam unë?

Përgjigje: Qiri

/TV Malisheva

Share.