Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford dhe mesfushori i Chelseat, Mason Mount janë tërhequr nga skuadra e Anglisë për ndeshjet kundër Italisë dhe Ukrainës, pasi morën lëndime.

Rashford luajti 83 minuta në fitoren 3-1 të Manchester United ndaj Fulhamit në çerekfinalet e FA Cup të së dielës, përpara se të zëvendësohej nga Fred pas një goditjeje.

Marcus Rashford është tërhequr nga skuadra e Anglisë për t’u përballur me Italinë dhe Ukrainën këtë javë pasi pësoi një goditje në fitoren e Manchester United në Kupën FA kundër Fulham në Old Trafford dje, ndërsa FA ka konfirmuar se portieri Nick Pope dhe mesfushori i Chelseat, Mason Mount janë gjithashtu jashtë skuadrës.

/TV Malisheva

Share.