Aktivistë të PSD-së i kanë hedhur tortë e “milkshake” zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislmi.

“Tortë e milkshake për “Zajednicën”. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre. Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00″, ka thënë PSD-ja në njoftimin e saj në Facebook.

Në tortën me të cilën u tentua të goditej në fytyri Bislimi, shkruhej “përhajër Zajednicën”, duke aluduar në Marrëveshjen e Ohrit, me të cilën PSD-ja thotë se u pranua “themelimi i Zajednicës”.

Share.