Ademi javën e kaluar u shpall i pafajshëm për aktakuzën e ngritur ndaj tij në vitin 2012, për të cilën fillimisht ishte dënuar me 9 muaj burg, për t’u gjykuar sërish nga Gjykata Supreme. Në fund, Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli të pafajshëm.
Gjatë ditës së djeshme kishte raportime se kreu i FFK-së, Agim Ademi, është arrestuar nga Policia e Kosovës, por këta të fundit e kanë mohuar këtë gjë.
“Policia e Kosovës, sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qendron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siq raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës”.
/TV Malisheva