Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka publikuar një video me rastin e dy vjetorit të qeverisjes nga Albin Kurti.
Në videon e publikuar nga kreu i PDK-së vërehet ironia derisa aty shpërfaqen sipas tij,”skandalet” dhe “aferat e qeverisë Kurti” në dy vjetorin e saj.
“Dy vjet arsyetime – dy vjet dështime”, ka shkruar Krasniqi.
Ndërkaq, në video përmenden ngjarjet e ndodhura gjatë qeverisjes së Kurtit, duke filluar nga zhdukja e mostrave të Astri Deharit, rasti me ambasadorin Martin Berishaj, marrëveshja në Ohër dhe pranimi i Kurtit për themelimin e Asociacionit e të tjera.