Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin plotësisht tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në një forcë mbrojtëse territoriale multietnike.
Këtë deklaratë ai e ka dhënë nëpërmjet një postimi në Twitter, ku edhe ka njoftuar se ka mirëpritur për një vizitë në Kosovë ambasadoren Kate Marie Byrnes dhe Gjeneral Major Lasica nga Komanda Evropiane e ShBA-së.
“SHBA-ja e mbështetë plotësisht tranzicionin gjithëpërfshirës të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO. Krenar për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe të shkëlqyer”, shkroi Hovenier në postimin e tij.