Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është i gatshëm të sakrifikojë disa lojtarë të njohur këtë verë duke i vendosur në shitje.
Sipas mediumit Athletic, Arsenali, si shumica e klubeve, do të dëgjojë oferta për shumë prej lojtarëve të tyre këtë verë.
Arsenali është i hapur për oferta për një numër të lojtarëve të tyre këtë verë me emra të mëdhenj si Pierre-Emerick Aubameyang dhe Granit Xhaka.
Nëse ata përfundojnë shitjen e tyre apo jo është një çështje tjetër. Vlerat e disa prej lojtarëve thuhet se kanë rënë pas pandemisë së coronavirusit.
Arsenali po kërkon kryesisht të forcohet në qendër të mbrojtjes dhe shumë lojtarë rrezikojnë largimin për të financuar ardhjet e reja.
Përveç Xhakës dhe Aubameyangut në listën e largimeve figurojnë edhe emra tjerë si Pablo Mari, Cedric Soares, Shkodran Mustafi, Lucas Torreira dhe Alexandre Lacazette./ Tv Malisheva