Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Bayern Munich pritet ta shkarkojë trajnerin, Julian Nagelsmann.
Ndërkaq, tani është bërë e ditur që Thomas Tuchel do të jetë trajneri i ri i Bayern Munichut, përcjell KosovaPress.
Tuchel dhe Bayerni kanë arritur marrëveshje deri në qershor të vitit 2025, ku tani kanë mbetur vetëm detajet e fundit të kontratës për tu zgjidhur.
Thomas Tuchel është zëvendësuesi i Julian Nagelsmann, i cili pritet të shkarkohet me efekt të menjëhershëm.