Ajo thuhet se i ka lënë të zemëruar vendasit në vendin ku është duke kaluar mbylljen e COVID-19, në një shtëpi në fermë me qira 150 milje larg nga vendbanimi i saj në Londër.

Sidoqoftë, Rita Ora e ndërpreu dramën e përfolur në media, ndërsa ndau një ‘selfie’ marramendëse me fansat të enjten natën, shkruan DailyMail.

Në rrjetin social Instagram, këngëtarja 29-vjeçare tregoi dukjen e saj atraktive, ndërsa pushonte në dhomën e gjumit të banesës së saj të marrë me qira.

Rita dukej e bujshme në imazhet e saj, teksa pozonte me flokët e lëshuara lirhsëm dhe një kordele të bukur në kokë.

Interpretuesja e hitit “How To Be Lonely” kishte vënë si aksesorë një mori qaforesh prej ari, ndërsa pozonte me shumë stil para kamerës.

Rita u lajmërua sërish më vonë në Instagram, duke publikuar për ndjekësit një video të vetes, ku shihej në kuzhinën e saj, teksa i bashkohej kauzës “Clap For Carers”, për të duartrokitur mantel-bardhët.

Rita thuhet se po qëndron me pesë vetë në një pronë rurale, Cotswolds në Anglinë jug-perëndimore në një udhëtim të rezervuar para pandemisë coronavirus që mbërtheu kombin. Me këtë grup miqsh ajo po punonte në albumin e saj të ri.

Rita dhe miqtë thuhet se i kanë lënë banorët e zonës të zemëruar për shkak të mos-respektimit të rregullave në këtë kohë karantine. /Tv Malisheva

 

 

Share.