Bild dhe gazetari i njohur Fabrizio Romano, konfirmojnë se Bayern Munich është ndarë me trajnerin Julian Nagelsmann, ndërsa në vend të tij do të jetë Thomas Tuchel.
Më herët Fabrizio Romano raportoi se klubi po mendon shkarkimin e Nagelsmann, ndërsa në vend të tij do të vije gjermani tjetër, Tuchel.
Pas humbjes 2-1 nga Bayer Leverkusen të dielën, anëtari i bordit sportiv Hasan Salihamidzic ishte i ashpër.
“Nuk është kjo ajo që do të thotë Bayern. Kaq pak nxitje, mentalitet, duel, këmbëngulje – rrallë e kam përjetuar këtë”, deklaroi boshnjaku.
Tani lajmi për largimin e 35 vjeçarit Nagelsmann, është konfirmuar nga shumë media.
Gazetari italian, po ashtu shkruan se Thomas Tuchel ka marrëveshje me klubin për të nisur punën.
/TV Malisheva