Partia Socialdemokrate së bashku me një numër të madh të qytetarëve po protestojnë sot kundër marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshje kjo e arritur në Ohër, të datës 18 mars të këtij viti, e rrjedhimisht edhe kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Gjatë kësaj proteste, ata kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurtit.
Shumë prej tyre, në duar mbajnë pankarta me fotografinë e kryeministrit Kurti dhe kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, që pasqyrohen e etiketohen si gënjeshtarë.
Protestuesit janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe janë ndalur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Protesta është duke u mbështetur edhe nga Nisma Socialdemokrate, përfaqësues të të cilës së bashku me ata të PSD-së i kanë prirë kësaj proteste.
/TV Malisheva