Ndërsa, siç tha Tahiri, shqetësimi i dytë është për gjendjen e rëndë ekonomike në vend, madje edhe në institucionet bazë të ekonomisë.
“Kemi dy shqetësime të mëdha. E para ka të bëjë me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial. E dyta është për gjendjen e rëndë ekonomike, për krizën e madhe që është në institucionet bazë të ekonomisë, në BQK, bordi i Trustit dhe vendimi për shtrenjtimin e rrymës”.
“Vendimi i fundit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial vërteton se anti-kushtetueshmëria në këtë qeveri është normë dhe standard qeverisës. Kjo qeveri shtyn ligje të cilat i ka kontestuar komisioni i Venecias dhe instanca jopolitike e nivelit vendor dhe ndërkombëtar. Synim kanë që përmes ligjeve t’i kapin institucionet e pavarura. Kjo logjikë duhet të thehet. Pushtetet janë të ndara”, ka thënë Tahiri, në konferencën për medie.
Gashi: Qeveria ka lënë pa mbikëqyrje 2,5 miliardë të Trustit Pensional, po vonon dhe zgjedhjen e Guvernatorit
Fatmir Gashi, udhëheqës i Departmentit pët Ekonomi në AAK, foli rreth mungesës së emërimit të Bordit të Trustit, ku sipas tij, është e pakuptimtë në një situatë krize ekonomike tash e tre vite. Sipas Gashit, Qeveria e Kosovës do duhej që tanimë ta nisë reformën për fondin pensional.
“2 miliardë e gjysmë euro të cilat menaxhohen nga Trusti Pensional janë pa mbikëqyrje. Kjo është një papërgjegjësi e madhe nga ana e Qeverisë. Nevojiten reforma në sistem pensional për të bërë liberalizim të shtyllës së dytë. Kjo do ta zvogëlonte mundësinë për humbje në Trust”, tha Gashi.
Sa i përket Bankës Qendrore, si institucioni më rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit financiar në vend, Gashi ngriti shqetësimin për vonesën e emërimit të Guvernatorit në këtë institucion. Sipas tij, këto veprime të Qeverisë janë të pafalshme sepse rrezikojnë tejmase stabilitetin financiar dhe rrjedhimisht ndikojnë direkt në ekonominë e vendit.
“Në vend që të merren masa emergjente për mbrojtje të mirëqenies së qytetarëve, po merren masa për rëndimin e kësaj gjendjeje. Qytetari po vaŕfërohet çdo ditë e më shumë”, shtoi ai, duke iu referuar rritjes së çmimit të energjisë dhe të tatimit në pronë.
/TV Malisheva