Marco Giampaolo do t’i kursejë Milanit plot 4 milionë euro, nëse ai bëhet trajneri i radhës i Fenerbahce.

Bisedimet mes trajnerit Giampaolo dhe Fenerit janë intensifikuar sot , dhe Tuttosport shkrua se Milani po i vëzhgon me vëmendje këto bisedimet.

Kjo për shkak se, sipas gazetës, kuqezinjtë do të ishin në gjendje të mbyllin kontratën e trajnerit nëse ai zyrtarizohet nga klubi turk.

Trajneri 52-vjeçar është shkarkua nga Milani në tetor, por mbetet në listën e pagave të tyre.

Ai nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me klubin kuqezi në verën e kaluar, e cila do të zgjasë deri në qershor 2021./ Tv Malisheva

Share.