Jude Bellingham është një nga mesfushorët e rinj më të mirë në botë.

Mesfushori anglez po shkëlqen me Borussia Dortmundin dhe ka bërë për vete klubet më të mëdha evropiane që duan transferimin e tij.

Anglezi po shkëlqen edhe me Përfaqësuesen e Anglisë, derisa lëvdatat për të janë shumë të mëdha.

I fundit që e ka lavdëruar Bellinghamin është legjenda angleze Steven Gerrard.

Ish-mesfushori legjendar i Liverpoolit dhe Anglisë ka thënë se Bellingham është më i mirë se ai kur ishte 19 vjeçar.

“E sigurt është se Bellingham ka një fizik më të mirë se unë kur isha 19-vjeç. Nuk e kam pasur kurrë këtë fuqi në atë moshë dhe vetëm 22 apo 23-vjeç u rrita fizikisht”.

“Ai është më i mirë se Gerrard 19-vjeçar. I duhet vetëm të vazhdojë me këto performanca dhe mund të arrijë shumë”, deklaroi Gerrard.

/TV Maisheva

Share.