Shqipëria ka pësuar disfatë në ndeshjen e parë të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.
Kuqezinjtë janë mposhtur nga Polonia në Varshavë me rezultat 1-0 në kuadër të grupit E, raporton KossovaPress.
Të përzgjedhurit e Silvinjos treguan një paraqitje mjaftë të mirë në fushë duke mos qenë aspak inferior ndaj vendasve, por goli i minutës së 41′ i realizuar nga Swiderski erdhi nga një lëshim në mbrojtjen shqiptare.
Në pjesën e dytë Shqipëria pati disa raste për ta barazuar rezultatin duke tentuar përmes Asllani e Ozunit, por nuk ia arritën qëllimit.
Pra në grupin E, Shqipëria mbetet e fundit pa pikë, ndërsa Polonia ngjitet në vendin e dytë me tri pikë.
Sfida e radhës e kuqezinjve do të jetë ajo kundër Moldavisë më 17 prill në “Air Albania”.