Kemal Mustafa, një futbollist 28 vjeçar i prekur nga COVID-19, ka ndarë historinë e tij me këtë virus, i cili ka marrë mijëra jetë nëpër botë.
Mustafa, ishte lojtar i ekipit kombëtar të Suedisë, që tani paraqitet në ligën e tretë te Oddewold, ka lënë të kuptohet se beteja me koronavirus për të, nuk ka qenë aspak e lehtë.
Ai mban mend që ka thirrur një ambulancë më 3 prill, kur temperatura e tij arriti 41 ° C.
“Mbaj mend që ata biseduan me mua në telefon vazhdimisht derisa mbërriti ndihma. Unë nuk e di se çfarë po flisnim. Gjëja tjetër që mbaj mend janë njerëzit me kostume mbrojtëse që qëndronin mbi mua”, ka deklaruar Mustafa, përcjell lajmi.net.
Ferri ka filluar në spital
“Këtu filloi ferri. Doja të hiqja lëkurën nga vetja. Po digjej shumë. Asnjëherë nuk kam marrë më shumë injeksione në jetën time. Ata më kontrollonin çdo orë. Zakonisht nuk kam frikë nga asgjë, por futja në spital dhe shikoja gjithë ata të sëmurë, mjekë, infermierë… është gjëja më e frikshme që kam përjetuar ndonjëherë në jetën time”.
“Nuk kam fjetur tre ditë. Më dhanë pilula për gjumë, por nuk funksionuan. Sapo mbylla sytë, unë pushoja së marruri frymë. Nuk e dija nëse mund të merrja frymë me gojë apo hundë. Pastaj kollë që ju mban zgjuar”