Trajneri i Llapit Tahir Batatina ka konfirmuar se sot janë takuar drejtuesit e klubeve të Superligës së Kosovës ku kanë diskutuar për probleme që po u shkakton moslicencimi i Federatës së Futbollit të Kosovës për t’i gëzuar të hyrat që i ofron ligji i sponzorizimit.

Batatina ka thënë se në këtë takim është vendosur që të kërkohet një takim me Ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun, takim ky që po planifikohet të zhvillohet të mërkurën, gjithmonë nëse MKRS-ja e konfirmon një gjë të tillë.

“U takuam dhe folëm për ligjin e sponsorisimit i cili po na shkakton shumë telashe për shkak se nuk po mund t’i shfrytëzojmë të hyrat që i siguron ky ligj për shkak të moslicencimit të FFK-së. Ne duam të flasim me ministrin Çeku për këtë situatë dhe jemi duke pritur një përgjigje nga ana e ministrisë për një takim që mund ta zhvillojmë ditën e nesërme.”, ka thënë Batatina.

/TV Malisheva

Share.