Tifo-grupi “Dardanët” përmes një komunikate në faqen zyrtare në “Facebook” ka bërë të ditur se do të jetë pjesëmarrës në “Marshin Për Drejtësi”.
Në shenjë solidarizimi “Dardanët” do ta përkrahin “Marshin Për Drejtësi”, i cili do të nis këtë të diele me fillim nga ora 14:00 nga sheshi Zahir Pajazit deri te Skënderbeu, raporton KosovaPress.
Po ashtu, “Dardanët” vullnetarisht do të kontribuojnë me pankarta dhe flamuj, të cilët do tu dorëzohen organizatorëve të marshit.
Ky marsh është organizuar në shenjë përkrahje drejt ish-krerëve të UÇK-së, të cilët gjenden në Hagë.