Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe exha, ka pezulluar të gjitha aktivitetet e saj shkaku i pandemisë globale COVID-19.

Ajo po qëndron e karantinuar në shtëpinë e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

30-vjeçarja po e shfrytëzon rastin për të qenë pranë fansave përmes rrjeteve sociale, duke publikuar imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, Rexha publikoi në InstaStrory disa fotografi dhe video, ku tregoi se gjatë këtyre ditëve gatoi burek për herë të parë në jetën e saj.

Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), ndau gjithashtu me ndjekësit një nga kuzizet që ajo kishte luajtur në InstaStory, ku me pyetjet e parashtruara duhej të anonte kokën e saj nga përgjigjet “Po” ose “Jo”.

Mes pyetjeve shumë interesante që ishin parashtruar, njëra ndër to thoshte nëse këngëtarja është nga “ato që bien shpejt në dashuri”.

Dhe artistja duke menduar pak, anoi kokën saj nga përgjigja “Jo”, duke bërë të ditur kështu se nuk është një person që dashurohet shpejt.

Përndryshe edhe pse ka vite që është në fokus të mediave rozë, Bebe Rexha asnjëherë nuk është përfolur për ndonjë lidhje. /Tv Malisheva

Share.