Sony thuhet se po zvogëlon prodhimin e PlayStation 5.
Sony po planifikon të kufizojë shitjet e PS5, dhe për ta bërë këtë, kjo kompani pritet ta rris çmimin.
Sidoqoftë, kriza aktuale e COVID-19 nuk është përgjegjëse për prodhimin e zvogëluar, sipas Bloomberg.
Sipas kësaj, 5 deri në 6 milionë PS5 do të prodhohen në vitin e parë, transmeton Telegrafi.
Kur PS4 u lëshua në vitin 2013, Sony shiti 7.5 milionë pajisje gjashtë muajt e parë.
Mendohet se PS5 mund të kushtojë midis 500 dhe 550 dollarë.
Sipas Bloomberg, arsyeja e shitjeve të kufizuara nuk janë pengesat e prodhimit, por një taktikë e marketingut.
Aktualisht është e paqartë nëse kriza e COVID-19 do të ndikojë në lëshimin e dy konzolave të reja të lojës, Playstation 5 dhe Xbox Series X. /Tv Malisheva