Edhe pse kanë deklaruar përfundimin e sezonit, belgët mund të rikthehen për të luajtur ndeshjet e mbetura.

Një virolog belg, i cili po punon shumë në ngadalësimin e përhapjes së COVID-19, ka thënë se futbolli duhet të luhet me maska për ca kohë.

Në gjithë Evropën është pezulluar futbolli, përveç ligës së Bjellorusisë, të cilët po luajnë vazhdimisht.

“Një nga idetë që kemi është të japim maska që do të lejojnë rikthimin e futbollit. Maska kundër ndotjes që mund të gjenden në internet dhe të përdorën nga futbollistët, janë shumë më të rehatshme sesa maskat kirurgjikale, dhe mund të kryejnë punë për ndeshjet e futbollit”, ka thënë virologu belg.

Belgët kanë shpallur fundin e sezonit, por një bisedë me UEFA-n dhe një kërcënim nga këta të fundit, i ka bërë që të jenë të pavendosur./Tv Malisheva

Share.