Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po korr suksese të shumta me albumin e saj të ri “Future Nostalgia”.

Javën e kaluar, albumi në fjalë u ngjit i pari në top listën zyrtareve të albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar.

Kështu, ajo u bë artistja e parë shqiptare që arrin një rekord të tillë dhe në të njëjtën pozitë, Dua gjendet tash e dy javë.

Ka qenë faqja “Official Charts” në Twitter, ajo e cila përmes një statusi ka bërë të ditur se “Future Nostalgia” është tash e dy javë në majë të klasifiikimit.

“Albumi 1 për dy javë rresht, urime Dua Lipa”, shkruhej në postimin, të cilin 24-vjeçarja e ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory.

“Future Nostalgia” përndryshe përmban plot 11 këngë, të cilat janë stil i frymëzuar nga vitet ’80 dhe ’90.

Ky është albumi i dytë në karrierën e këngëtares, pas suksesit të madh që shënoi albumi i saj i parë i titullur “Dua Lipa” në vitin 2017. /Tv Malisheva

Share.