Jose Mourinho ka qenë afër Liverpoolit.
Një libër i gazetarit francez, Nicolas Villa, kushtuar karrierës së Jose Mourinhos, zbulon se portugezi në vitin 2004 ka qenë afër të marrë drejtimin e Liverpoolit, përcjell lajmi.net.
Mourinho që kishte fituar Kupën e UEFA-s dhe Ligën e Kampionëve me Porton, ishte paraqitur në listën e kandidatëve për stolin e ‘The Reds’.
Sipas atij libri, marrëveshja ka qenë gati dhe Liverpool kishte pritur 15 ditë për t’i dhënë përgjigje Mourinhos, dhe në atë kohë, Chelsea kishte bërë një ofertë më të mirë financiare, me portugezin që zgjodhi Londrën, ndërsa ‘Të Kuqtë’ përfunduan me Rafa Benitez, që sapo kishte fituar Kupën e UEFA-s me Valencian.
Dhe një vit më vonë, Liverpool me Benitez, fitoi Ligën e Kampionëve në finalen historike të Stambollit kundër Milanit, në anën tjetër, Mourinho e çoi Chelsean drejt titullit të parë të ligës pas 50 vjet pritjesh./ Tv Malisheva