Reperja e njohur shqiptare, Tayna, këto ditë të izolimit po tregohet më aktive për fansat e saj në rrjetet sociale.
Ajo u ka dhënë së fundmi mundësinë ndjekësve të saj në Instagram që të zhvillojnë një dialog nën pyetjen “Për çka jeni falënderues në këtë jetë?”.
Ndërkohë, ajo vet tregoi një nga mënyrat se si shprehet falënderuese ndaj Zotit, për ato që ka në këtë jetë.
Reperja nga Prizreni tregoi se ka një fletore të veçantë, ku shkruan të gjitha gjërat për të cilat ndjehet falënderuese.
“Unë shkruaj gjithçka për atë që jam mirënjohëse në këtë fletore çdo ditë, kështu që mund ta lexoj dhe të ndihem ndihem më mirë kurdo që ndihem keq. Të jesh mirënjohëse në jetë, të sjell më shumë gjëra për të qenë e tillë, kështu që unë rrallë ndihem keq sidoqoftë, por kjo është mënyra se si e falënderoj Zotin për bekimet e mia”, ka shkruar ajo.
Tayna përndryshe ditë më parë solli për fansat këngën e saj të re “A jo”, në versionin audio./ Tv Malisheva