Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar të hënën drejt Brukselit. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Bislimi do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Më katër prill, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të takohen në Bruksel për të “diskutuar për hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 18 mars në Ohër, u pajtuan për Aneksin për zbatimin e marrëveshjes./TV Malisheva