Sigurisht njihni shumë njerëz tentojnë të akumulojnë dhjamë në zonën e barkut.
Ju mund të keni një peshë ideale, por dhjami i grumbulluar në zonën e barkut dhe rreth belit mund të jetë shqetësim për ju. Disa njerëz u drejtohen ndërhyrjeve kirurgjike për këtë, por ka dhe disa zgjidhje natyrale që ju ndihmojnë t’i shmangeni këtij makthi.
Përveç se të shmangni ushqimet e përpunuara dhe të yndyrshme, duhet të integroni në dietën tuaj këto ushqime për të luftuar dhjamin e tepërt në zonën e barkut.
Ne ju sjellim disa nga ushqimet që luftojnë dhjamin:
Shalqinjtë dhe pjeprat
Këto fruta janë shumë të pasura në kalium, i cili rregullon nivelet e kripërave dhe si pasojë eviton fryrjen abdominale.
Arrat
Mos harroni që në sallatat tuaja të shtoni arra, pasi stimulojnë humbjen e masës dhjamore. Përveçse janë të shijshme, përmbajnë acide yndyrore omega-3 të cilat ndihmojnë në shumë mënyra, që nga rregullimi i hormonit të stresit, kortizoli duke parandaluar akumulimin e dhjamit, etj. Mos hani shumë, mjafton të konsumoni 4 arra në ditë.
Bajamet
Është mirë të konsumoni deri në 10 bajame në ditë. Për shkak të përmbajtjes glicemike, ato kontrollojnë sheqernat dhe aktivizojnë metabolizmin. Gjithashtu, për shkak të përmbajtjes së lartë të kalciumit, proteinave dhe acideve yndyrore omega-3, ju sigurojnë energji për gjatë gjithë ditës.
Tërshëra
Tërshëra është një burim natyral i fibrave dhe proteinave dhe kjo është arsyeja pse rekomandohet në mëngjes dhe në darkë. Ndihmon në rregullimin e kolesterolit dhe pastron gjakun. Eliminon yndyrat dhe toksina nga trupi, kështu që është e rëndësishme ta integroni tërshërën në dietën tuja.
Perimet e pasura në fibra
Është e rëndësishme që të kuptoni se duhet të konsumoni një porcion perimesh të gjalla në ditë: karota, perime me gjethe jeshile, etj. Si rezultat, do të nxisni trupin tuaj të djegë më shumë yndyra. Gjithashtu duhet të përfshini në dietën tuaj edhe perime me sasi të larta fibrash si spinaqi e brokoli. Falë këtyre nutrientëve, trupi absorbon më pak dhjamë tek zorrët.
Fruta pylli
Frutat e shijshme si luleshtrydhet, boronicat e kuqe, boronicat blu dhe mjedrat kanë një sasi të lartë fibrash dhe uji, por shumë pak kalori. Falë flavonoideve të tyre, ato rregullojnë nivelin e kripës. Përmbajnë gjithashtu antocianinë, duke parandaluar asimilimin e yndyrave dhe sheqernave. /TV Malisheva