Për kënaqësinë e lexuesve tanë sjellim një koleksion të zgjedhur të thënieve më të bukura kroate.

I thanë gomarit: “Do të çojmë në parajsë!”. Ai pyeti: “A ka gjembaçë atje”.

Duke besuar një shërues fshati (mjek popullor) zgjatet sëmundja.

Më shumë shpenzohet për ta mjekuar (sëmundjen) sesa për ta parandaluar.

Mos i jepni të njëjtin ushqim të sëmurit dhe të shëndetshmit.

Mundet miu të jetë gjeni i madh, por po të jetë në kurth mbaron.

Në qoftë se ju i mbyllni dritaret për diellin, ju i hapni ato për mjekun.

Nga hidhëtia e sëmundjes njeriu mëson ëmbëlsinë e shëndetit.

Një bujtinë ka një hyrje dhe tre dalje: për në spital, për në azil dhe për në burg.

Për t’u moshuar është në dorë të Zotit, por për të qëndruar i ri është aftësi njerëzore.

Sa më i madh të jetë fati, aq më pak besoji.

Sheqeri i bardhë dhëmbë të zinj.

Thuprat mund të drejtohen vetëm derisa janë të holla.

Uji që rrjedh është më i shëndetshëm se uji që qëndron në vend.

Veshje të ngrohta, vakte të vogla, pije me karar, jetë të gjatë.

Ai që kërkon një shok pa defekte mbetet pa miq.

Ai që premton shumë, jep pak.

Bota është si trëndafil: merri erë dhe jepja tjetrit.

Burri është sikur lumi, gruaja sikur liqeni.

Femra e mirë duket në ecje.

Fjalët janë perla, por kur janë shumë, e humbin domethënien.

Jeto në atë vend ku të ecën mbarë.

Nëse putjha jote do të jetë e zjarrtë si dielli, trëndafili do ta dhurojë gjithë aromën e tij.

Të japësh, vjen nga zemra, jo nga pasuria.

Të mirën me të mirën mund ta kthejë secili, por të keqes t’ia kthejë me të mirë, mundet vetëm një njeri i vërtetë.

Zoti mos ia dhashtë as malit të jetë vetëm. /TV Malisheva

Share.