Policia ka informuar sot se janë arrestuar dy persona për veprën penale “Vrasje në tentativë”, në dy raste të ndara.
Rasti i parë ka ndodhur të martën në fshatin Gumnishtë të Poshtme të Gjilanit, me ç’rast, të dyshuarit i është konfiskuar një thikë.
Ndërsa, rasti i dytë ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rezallë të Skenderajt, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një shufër.
/TV Malisheva