Një 57-vjeçar, i kërkuar, i cili ishte i dënuar me 4 vjet burgim u arrestua sot në fshatin Makovc të Prishtinës.
Policia informoi se S. M pas arrestimit, u dërgua në vuajtje të dënimit.
“Në një operacion të befasishëm që policia ndërmori sot në fshatin Makovc të komunës së Prishtinës, arriti të arrestoj personin e kërkuar; S. M, mashkull, 57 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me katër vite burgim.”, bëri të ditur Policia.
/TV Malisheva