Ka përfunduar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku të enjten u diskutua për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.

Gjatë debatit, kryeministri Kurti u mburr para deputetëve për sukseset e arritura deri tani, ndërkaq, deputetët opozitarë e kritikuan shefin e qeverisë për dështim në qeverisje.

Gjatë seancës e morën fjalën edhe ministrat e kabinetit qeveritar, ku renditën para legjislativit, siç thanë të arriturat gjatë këtyre dy viteve.

Seanca do të vazhdojë nesër prej orës 13:00. /TV Malisheva

Share.