Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka arrestuar një 59-vjeçar i cili dyshohet që ka kryer disa vjedhje në këtë Komunë.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se i njëjti dyshohet për vjedhje të telefonave, portofolave dhe parave e dokumenteve personale të qytetarëve.
“Policët hetues pas një pune intensive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin V.I (M/K) i moshës 59 vjeçar, i cili me datat: 24.11.2022, 05.12.2022, 25.01,2023 dhe me datën 27.01.2023 në dy rrugët e qytetit të Ferizajt, “Zenun Beqa” dhe “Alishefik Spahiu’’ dyshohet se nga veturat kishte vjedhur telefona celular të llojeve të ndryshme, portofola me para të gatshme si dhe dokumente personale nga disa qytetarë”, thuhet po aty.
Personi në fjalë është ndaluar në pikën kufitare në Han të Elezit dhe më pas është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.
Bëhet e ditur se i njëjti, pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
/TV Malisheva