Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka takuar përfaqësuesit e organizatave të Shoqërisë Civile.
Ministrja Haxhiu ritheksoi zotimin për vazhdimin dhe finalizim e reformës në KPK tash pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Në këtë takim u diskutua për reformat në drejtësi me fokus të veçantë për reformën në Këshillin Prokurorial. Ministrja Haxhiu ritheksoi zotimin e Ministrisë së Drejtësisë për vazhdimin dhe finalizim e reformës në KPK tash pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Në anën tjetër, përfaqësuesit e organizatave të Shoqërisë Civile shprehën gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre për mbështetjen e kësaj reformë të domosdoshme në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.
Bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për modalitetet në raport me përbërjen e KPK-së, përfaqësimin dhe balancimin.
/TV Malisheva