Hartimi i “rrjetit” të gjeneve të koronavirusit dhe gjurmimit të mutacioneve me kalimin e kohës, një ekip studiuesish të udhëhequr nga një gjenetist i Universitetit të Kembrixhit përcaktuan që infeksioni i parë Covid-19 mund të kishte ndodhur qysh në shtator në jug të Wuhan.

Patogjeni mund të kishte pasur njeriun që e bartte atë përpara se virusi të pësonte mutacione në një formë më vdekjeprurëse.

“Virusi mund të ketë ndryshuar në një formë përfundimtare që prek njerëzit disa muaj më parë, por ai mbeti brenda një lakuriqi, një kafshe tjetër, apo edhe njerëzore për disa muaj pa infektuar njerëz të tjerë,” tha gjenetisti Peter Forster.

Ai është ende duke punuar në hulumtimin mbi origjinën e virusit, dhe siç vuri në dukje, virusi filloi të përhapet te njerëzit midis 13 shtatorit dhe 7 dhjetorit të vitit të kaluar.

Prej kohësh, qarkullojnë histori të ndryshme të diskutueshme për shfaqjen e virusit, me presidentin amerikan Donald Trump që fajëson Pekinin për krizën globale shëndetësore.

Trump ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Kinën për “mbulim” në fazat e hershme të shpërthimit të tij, duke këmbëngulur që Organizata Botërore e Shëndetit ka ndihmuar zyrtarët kinezë të fshehin informacionin./ Tv Malisheva

Share.