Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kritikoi Rusinë gjatë fjalimit të tij të natës të dielën për sulmin vdekjeprurës të raportuar nga shërbimi i urgjencës i Ukrainës në Zaporizhzhia gjatë natës.

“Kështu e kalon shteti terrorist këtë të dielë të Palmave”, tha Zelensky, duke iu referuar festës së sotme në traditën ortodokse lindore, ndërsa të krishterët e tjerë festojnë të dielën e Pashkëve.

Të paktën dy persona u vranë kur sulmet ruse goditën qytetin jugor gjatë natës, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, shkruan CNN, përcjell TV Malisheva.

Një burrë 50-vjeçar dhe vajza e tij 11-vjeçare u vranë pasi sulmet shkatërruan pjesërisht një ndërtesë banimi, informuan zyrtarët në Telegram.

Ekipet e shpëtimit nxorrën një grua 46-vjeçare nga rrënojat.

“Kjo është mënyra se si Rusia e vendos veten në izolim edhe më të madh nga bota, nga njerëzimi”, u shpreh Zelensky.

/TV Malisheva

Share.