Milot Rashica është i destinuar të largohet nga Werder Bremen në fund të sezonit.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe agjenti i tij Altin Lala, duke thënë se ka ardhur koha që Rashica të luajë në Ligën e Kampionëve.
Skuadra si Liverpool, Borussia Dortmund dhe së fundi RB Leipzig, janë të interesuara për yllin e Kosovës.
Këta të fundit, madje duken shumë serioz në këtë çështje, duke e parë Rashicën si pasues të Timo Werner, që pritet të largohet në drejtim të Liverpool.
Klauzola e Rashicës për skuadrat jashtë Gjermanisë është 38 milionë euro, por në një çmim më të lirë, Werder nuk do ta shesë 24 vjeçarin as brenda kufijve gjerman.
Me një çmim të tillë, Rashica do të thyente rekord transferimi në Bundesligë, brenda kampionatit, duke kaluar edhe Mario Gotzen, që nga Dortmund te Bayern Munich ishte transferuar për 37 milionë euro.
Lojtari më i shtrenjtë brenda Gjermanisë, është Julian Draxler, që nga Schalke kaloi te Wolsburg, për 43 milionë euro.