Departamenti i Shëndetësisë i Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 888 persona, numri më i lartë ky në javën e fundit. Shifra e re është më e madhe se 847 viktimat e shënuara të premten dhe 861 të vdekurit e shënuar të enjten.
Ndërkohë që numri total i viktimave ka shkuar në 15464, ndërsa në 24 orët e fundit janë infektuar 5526 persona.
Ministri anglez i shëndetësisë, Matt Hancock, ka premtuar se shteti do t’i publikojë të dhënat për viktimat e reja brenda një kohe shumë të shkurtër, përfshirë të vdekurit në shtëpitë e kujdesit për persona të moshuar.
Premtimi i tij erdhi pas kërkesave për përfshirje të këtyre viktimave në numrin e përgjithshëm të të vdekurve për shkak të dyshimeve se ato po kalojnë pa u publikuar.
Britania është ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë pas Italisë, Spanjës dhe Francës./Tv Malisheva