Kushdo që shkruan për luftën në pikën e Bllacës, deri më datën 28 korrik 1998, që ka qenë nën komandën e njësitit “Lumi”,me seli ne Malishevë, ka me u ballafaqu me padi për dhënien e deklaratave pa kompetencë, sepse aty ka pas komandant dhe kam qenë unë Ragip Begaj, ndërsa zëvendëskomandant ka qenë Xhevdet Lezi, dhe ju them boll më me prononcime të njerëzve jo kompetent. Qe 22 vite jam duke i duruar njerëzit që janë duke shpifur për aksionet në Bllacë, e veçanërisht për “Bombën e Bllaces”. Aty ka pasur hierarki komanduese dhe dihet kush ka qenë përgjegjës, kush ka dhënë urdhra, dhe ata e din se ku është marr materiali, dhe me urdhër të kujt është bërë përgatitja, e jo të shkruajnë njerëzit pa asnjë pozitë komanduese, dhe pa asnjë kompetencë për atë kohë. Le te tregojnë ata që po rrahin gjoks, se cila ka qenë pozita komanduese e tyre që na e kanë shtrembëruar dhe po e devalvojnë vlerën më të çmueshme të këtij Kombi, luftën e lavdishme të UÇK-së.
Po e përsëris se në shkrimet e fundit të plasuara nëpër disa portale, edhe në shumë e shumë shkrime të më hershme për aksionin e Bllacës, ka disa të pa vërteta dhe shpresoj të mos vazhdohet në këtë mënyrë, duke shtrembëruar faktet e vërteta. Këtë reagim e bëj për hirë të mbrojtjes së kontributit të ushtarëve shumë meritorë, të komandantëve të skuadrave, togjeve dhe Pikës në përgjithësi dhe komandës së njësitit “LUMI”.
Kushdo dhe kurdo që dëshiron ballafaqim në medie drejtpërdrejt jam i gatshëm, por nuk do ti përgjigjem askujt me shkrim, le te shkruajnë çka te donë, unë nuk do të përgjigjem .
Nga komandanti i Pikës së Bllacës, Ragip Begaj

Share.