Policia e Turqisë dje e ka ndaluar dhe arrestuar në Aeroportin e Stambollit disenjatorin e njohur të Kosovës Valdrin Sahiti.

Sipas burimeve të KosovaNews brenda policisë së Kosovës arrestimi i Sahitit ka ndodhur pasiqë ai është i dyshuar për veprën penale blerja,pranimi,posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.

Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë. Mënjeher pas kësaj Vadrin Sahiti është arrestuar dhe ndodhet në burg në Turqi.

Kujtojmë se Valdrin Sahiti ishte paisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj. Paisja e tij me pasaportë diplomatike ishte bërë nën arsyetimin për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare si dizejnator mode.

/TV Malisheva

Share.