Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti sot në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Frédéric Meurice dhe përfaqësuesen e UNFPA, Visare Mujko-Nimani.
Vitia, siç u bë e ditur në komunikatë, e njoftoi ambasadorin belg dhe përfaqësuesen e UNFPA-së për nismat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë në dy fusha; në përmirësimin e legjislacionit dhe investimet në infrastrukturën shëndetësore dhe rritjen kapaciteteve për shërbimet shëndetësore.
Ambasadori e falënderoi ministrin Vitia për pritjen dhe shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen të thellohet bashkëpunimi, me qëllim të përkrahjes së sistemit shëndetësor në Kosovë për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe të sigurta.
/TV Malisheva