Kushdo që vuan prej dhimbjes së shpinës duhet të ulë përdorimin e vazhdueshëm të telefonit, dy deri në katër orë të kaluara në celular i detyrojnë vertebrat e para të shtyllës kurrizore me një ngarkesë e cila mund të arrijë deri në 27 kg presion, pra përafërsisht kjo është pesha e një fëmije 7-8 vjeç.
Dhimbja e shpinës e cila ka prekur pjesën më të madhe të popullsisë “moderne” mund të jetë shkak i një evolucioni jo perfekt.
Nga kalimi i ecjes me katër këmbë me shpinën lart, shtylla kurrizore ka ndryshuar, ky ndryshim nuk është bërë në mënyrë perfekte dhe madje disa nga karakteristikat vertebrale të “kushërinjve primat” mund të jenë trashëguar te ne deri sot.
Personat që vuajnë nga probleme të shpinës mund të kenë shtyllë kurrizore më të ngjashme me atë të shimpanzeve, më pak të aftë për të përballuar presionin e të ecurit në këmbë./TV Malisheva