Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të mbajë mbledhjen radhës në të cilën pritet të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i qendrave të votimit në katër komunat e veriut të Kosovës, për zgjedhjet e 23 prillit.

Për mbledhjen e nesërme e cila pritet të fillojë nga ora 13:30, është planifikuar që anëtarët e KQZ-së të shqyrtojnë dhe miratojnë edhe disa çështje në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit.

Në rend dite është miratimi i rekomandimit për rritjen e numrit të votuesve për vendvotime për zgjedhjet për kryetar të komunave në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveqan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvende komunale në Zveqan dhe Leposaviq.

Gjithashtu pritet të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i numrit të fletëvotimeve dhe broshurave që shtypen për zgjedhjet e 23 prillit. /TV Malisheva

Share.