Prezenca e OSBE-së në Tiranë bëri thirrje sot për fushatë zgjedhore paqësore dhe të hapur, ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv.

Një ditë para hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Tiranë apeloi që fushata zgjedhore të bëhet në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, shkruan Atsh

“Fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit fillon nesër! Një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri në nivel vendor, shumë punë mbetet për t’u bërë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit. Presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Suksese të gjithë kandidatëve dhe qytetarëve”, u bë e ditur në një deklaratë për shtyp të Prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj deklaroi sot se një proces zgjedhor i drejtë, i paanshëm dhe i bazuar tërësisht në kushtetutë e ligj, është detyrim thelbësor ndaj vendit. Begaj potencoi se organizimi i zgjedhjeve lokale, të drejta, të lira dhe përmbushja e vullnetit të qytetarëve, janë pjesë e pandashme e aspiratës së Shqipërisë evropiane.

Kujtojmë që, zgjedhjet lokale në Shqipëri do të mbahen në muajin maj, ndërsa fushata zgjedhore do të nisë nesër. /TV Malisheva

Share.