Fjalimi i gjatë i presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Rashkë me serbët e Kosovës duket se ka shërbyer si ninullë për disa prej tyre në audiencë.

Kjo pasi në pamjet televizive disa prej tyre shihen duke dremitur ndërsa Vuçiq fliste.

Duket se fjalimi i Vuçiq nuk ka qenë shumë interesantë për këta serbë.

Për këtë ka shkruar edhe eksperti i sigurisë, Agim Musliu, që ka publikuar edhe një foto.

Ndryshe, gjatë fjalimit të tij, Vuçiq ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. /TV Malisheva

Share.