Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në
Gjakovë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative
dhe realizimit të objektivave policore, në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona dhe ka
sekuestruar dy armë.
Në rastin e parë, patrulla policore gjatë kryerjes së detyrave rutinë në rrugën
“Nënë Tereza” në Gjakovë, ka ndalur një veturë të cilën e ngiste i dyshuari B. S., i lindur
në vitin 1990, shtetas i Republikës së Kosovës, në posedim të të cilit është gjetur dhe
sekuestruar një pistoletë e llojit TT dhe tetë (8) copë fishekë.
Në rastin e dytë, pasi që në një aheng familjar në fshatin Rashkoc-Gjakovë ishte
raportuar për të shtëna me armë zjarri, është arrestuar i dyshuari H. R., i lindur në vitin
1986, shtetas i Republikës së Kosovës i cili zyrtarëve policorë ju kishte dorëzuar një
pushkë gjysmë automatike me një karikator të cilën e kishte në posedim të paautorizuar.
Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori kompetent me vendimin
e të cilit armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në
procedurë të rregullt.
Ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose
posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në komunikatën për media.
/TV Malisheva